Një popull i pa arsimuar është i robëruar,një popull gjysmë i arsimuar është gjysmë i lirë ,vetëm një popull i arsimuar do të jetë i lirë dhe sovran në hapësirën që i takon. Kështu ka deklaruar Ministri i Arsimit Enver Hoxhaj me rastin e përurimit të shkollës së mesme "Ukshin Hoti" në Krushë të Madhe. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri i Bujqësisë Idriz Vehapi, zëvendës ministri i ministrisë së Ambientit Emin Krasniqi dhe Nait Hasani,deputet në parlamentin e Kosovës , familjarë të Ukshin Hotit, qytetarë të zonës etj.



Në fjalën e rastit ministri i Ministrisë së Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë Enver Hoxhaj u shpreh se "Jemi këtu që të përurojmë këtë shkollë të re ,në vendlindjen e profesor Ukshin Hotit . Këtë nëntor lirisht mund ta quajmë nëntori i Krushës së Madhe .Qeveria e Kosovës do të investoj edhe më tej në dije dhe ndërtim të hapësirave shkollore që të kemi kushte të mira për mësim cilësorë" . Më tej ministri Hoxhaj është shprehur se:" Një popull i pa arsimuar është i robëruar, një popull gjysmë i arsimuar është gjysmë i lirë ,vetëm një popull i arsimuar do të jetë i lirë dhe sovran në hapësirën që i takon. Në vazhdim kreu i MASHT-it z.Enver Hoxhaj tha se kombi ynë ka dy figura të mëdha të dijes, të mendimit të thellë intelektual e politik , Sami Frashërin dhe Ukshin Hotin që ka projektuar arkitekturën e Republikës së Kosovës.



Ministri i Bujqësisë Idriz Vehapi tha se jo rastësisht në data të mëdha inaugurohen objekte të mëdha, siç është ky objekt i cili do të ketë emrin e njeriut të madh ,profesor Ukshin Hoti.



Në emër të kuvendit komunal të pranishmit i përshëndeti kryetari Qazim Qeskaj i cili tha se krushjanët duhet të krenohen me emrin e profesorit Ukshin Hoti dhe shkollën e re e cila do ta mbajë emrin e tij.



Në fund për të pranishmit u shfaq një program shkurtër artistik nga nxënësit e kësaj shkolle dhe Shoqëria Kulturo-artistike "Bajram Curri" e këtij Fshati.Investimet për ndërtim të kësaj shkolle i ka bërë MASHT .Sipas projektit objekti i ri shkollorë ka 10 dhoma mësimi ,sallën e arsimtarëve dhe hapësira tjera përcjellëse .