berisha-portiSarandë- Kryeministri Berisha inauguroi sot pasdite terminalin e hyrjes për anijet cruise (Crocere), investim me vlerë 480 milionë lekë. Me ndërtimin e kësaj kalate porti aktual i Sarandës shndërrohet tërësisht në një port për pasagjerë e turistë.


Në fjalën e tij Berisha theksoi se ky investim hap një kapitull të ri dhe do të lërë tek turistët sipas tij, një kënaqësi të madhe.

Turizmi i Sarandës dhe i Shqipërisë, hap një kapitull të ri, kapitullin e ankorimit në këtë qytet, perlë, të turizmit shqiptarë, të anijeve më të mëdha turistike. Saranda futet në hartën e udhëtimeve më të mëdha turistike të Mesdheut të Europës dhe më gjërë. Krenaria jonë për këtë është e madhe, sepse kemi bindjen tonë më të thellë se çdo qytetar, Europian apo nga çdo vend që vë këmbën në këtë tokë, do të largohen shumë të kënaqur,  do të largohet i pasuruar me mbresat e pashlyera nga vizita në Sarandë”,- tha ai.


Berisha gjithashtu tha se nga vendimi i qeverisë për të përgjysmuar taksat e turizmit, do të jetë inkurajim për operatorët turistik për shtimin e numrit të këtyre të fundsit në vendin tonë.


Unë gjithashtu kam kënaqësi, që kjo vepër madhore jo vetëm për Sarandën inaugurohet kur qeveria ka vendosur të përgjysmojë taksat për të gjithë industrinë turistike të vendit. Kjo do të jetë një inkurajim i madh për operatorët për industrinë turistike. Kjo do të shndërrohet me një shtim të madh të numrit të turistëve sikundër një fuqizim edhe të mëtejshëm  të tregut të zezonit turistik dhe zgjatje të sezonit turistik.Turizmi, i cili është shndërruar në këto tete vite në degë kryesore të ekonomisë. Shqipëria thotë Banka Botërore rreshtohet në dhjetë vendet me rritjen më të shpejtë të turizmit në botë edhe qeveria është përpjekur të bëjë gjithçka për ti inkurajuar këto ritme rritje dhe për tiu përgjigjur atyre”.

Prioritetet për mandatin e ardhshëm janë; do të ndërtohet landfillit dhe aeroportit. Përfundimi i rrugëve të brendshme të Sarandës, Ksamilit, Bunecit, Borshit, Fterres, Corrajt të komunave të  Markatit, Janjarit, Dhivrit, Aliko.  Përfundimin e plotë  ujësjellësve të Sarandës, Konispolit, Nivices, Shen Vasilit, Lukoves. Shumëfishimin e subvencioneve  dhe financimin e vaditjes dhe vënien në eficensë  ujëmbledhës e hidrovoret. Rikonstruksionin e linjave 20 kv të linjës Sarande Cuke Konspol. Hapja e kantierit të remontit të anijeve të peshkimit. Ndërtimi i merkatos së peshkut në Sarandë. Hapja e një shkolle profesionale për agrobiznes e turizëm si dhe rikonstruksionin e të gjitha shkollave. Rikonstruksionin e spitalit dhe maternitetit të ri në qytetin e Sarandës. Rikostruksionin e stadiumit të futbollit dhe ndriçimin e tij. Hartimi i planeve të zhvillimit hapësinor për zonën bregdetare duke përfshirë Komunën Lukove, Ksamil si dhe bashkinë  Sarande.