Koncert me rastin e përvjetorit të parë të Pavarësisë së Kosovës
Me rastin e përvjetorit të parë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës sonte në skenën e  Tetarit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të organizohet një mbrëmje akademike e titulluar Përvjetori Historik. Kjo mbrëmje do të jetë me vepra të kompozitorëve të njohur shqiptarë dhe do të vijë pranë publikut nga zëra të talentuar të skenën shqiptare. Dirigjent i saj do të jetë Petrika Afezolli. Në fillim të mbrëmjes do të interpretohen  Himni i Flamurit dhe Himni i Kosovës.

Më pas do të vijë krijimtaria e Artistit të Popullit Nikolla Zoraqi me një uverturë në ditë feste. Kompozitori gjatë karrierës së tij dha një kontribut të veçantë në zhvillimin e muzikës së re shqiptare. Ashtu si ndodhi rëndom në periudhën kur ai krijoi një vëmendje të veçantë Zoraqi i kushtoi krijimit të një muzike me karakter të theksuar kombëtar, në krijimin e karaktereve shqiptare e të figurave të rëndësishme kombëtare. Këtu mund të përmendim vepra të tilla si Komisari, Shota e Azem Galica, Cuca e maleve etj. Pjesë nga vepra Goca e Kaçanikut,uvertura Eh ju male do të jetë nën interpretimin e zërit të njohur të Sidrit Bejlerit. Sopranoja Shpresa Beka do të vijë në këtë koncert me pjesë nga vepra operistike Borana, ndërsa Sonila Baboçi do të sjellë sonte për publikun pjesë nga vepra Fundi i Golemëve. Ndërkohë që pjesë nga baleti Lumi i vdekur i Kol Jakovës do të vijë nën interpretimin dyshes së artistëve Erisa Gina dhe Ezdalin Gorani. Kryevepra e Artistit të Popullit Kristo Kono Lulja e Kujtimit do të vijë nën interpretimin e artistëve Eriona Gjyzeli dhe Armaldo Kllogjeri. Artisti Kristo Kono ka meritën se kompozoi operetën Agiminë vitin 1954, e cila i hapi rrugën zhvillimit të operës në vendin tonë. Pas kësaj kompozoi edhe dy opereta të tjera Sëbashku jeta është e bukur 1957 dhe Brigadierja më 1968,por kryevepra e Kristo Konos ishte opera Lulja e kujtimit në nëntor 1961, e cila u dha disa herë edhe në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Sonte sërish kjo vepër do të vijë nën interpretimin e dy prej zërave të rinj të TKOB. Përvjetori Historikdo të ketë në program dhe pjesë nga baletit i parë shqiptar Halili dhe Hajria. Kjo është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar. Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një suitë e tërë artistësh, vunë në skenë baletin Halili dhe Hajria. Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries: Ganimet Vendresha (Simixhi ) Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj. Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu,Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj. Më 12 dhjetor 1973 u luajt për të 150 herë, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj u luajt mbi 250 herë. Në turnetë në Greqi, Itali, Turqi, Francë ka pasur sukses të padiskutueshëm. Në Francë është vënë në skenë nga një trupë franceze, më pas edhe në Prishtinë. Në të dy rastet baletmaestër ka qenë i madhi Panajot Kanaçi. Ndërsa sonte kjo kryevepër e baletit shqiptar do të jetë sërish pranë publikut. Zëri i Vikena Kamenicës do të përshëndes të pranishmit në këtë koncert me pjesë të huaja si: Vincero, Ëest Side Story Amerika,por do të jetë dhe Valsi i Zhuljetes nga Eva Golemi. Në mbyllje të mbrëmjes Përvjetori Hisotrik është menduar të interpretohet Vallja me daulle si dhe Gryka e Kaçanikut nga  Dionis Delia dhe kori. Ndërkohë që pak kohë më parë në skenën e TKOB u zhvillua dhe koncerti me karakter kombëtarBozhuret e lirisë,nën interpretimin e artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Por gjatë këtyre ditëve në kuadër të festimeve të muajit të kulturës Shqipëri - Kosovë Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, do të organizojë në Tiranë, më datën 1 mars, në hollin koncertor, mbrëmjen koncertore me instrumentistë të rinj Talentet e Kosovës në Tiranë. Në datën 17 shkurt, në Gjakovë do të realizohet koncerti i përbashkët i Ansamblit Popullor Shqipëri dhe Ansamblit Shota Kosovë, Një komb- një kulturë. Më datën 10 mars, në Tiranë do të organizohet  veprimtaria Zëri kosovar, mbrëmje koncertore e romancës shqiptare me studentë të Akademisë së Muzikës Prishtinë, Fakulteti i Kantos. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në datat 11,12 ,14 dhe 15 mars, në Tiranë, do të vendosë në skenë premierën e baletit Gjenerali, me kompozimin e Nikolla Zoraqit, bazuar në veprën e shkrimtarit Ismali Kadare, nën koreografinë e mjeshtrit Agron Aliaj.

************************************************************************
Aktivitet që do të zhvillohen gjatë muajit të kulturës Shqipëri-Kosovë
Përgjatë muajit shkurt në Tiranë, do të realizohet hapja e ekspozitës së koleksionistëve dhe bukinistëve shqiptarë. Në këtë ekspozitë do të paraqiten eksponate, dokumente, mbi 400 libra të shekujve XVII-XIX.
Më datë 20 shkurt, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, do të  çelet ekspozita në nderim të viktimave të terrorit  komunist dhe gjenocidit ndaj popullsisë shqiptare në vitet 44-90.  
Në datat 20-21-22 shkurt, në sallën Kadri Roshi të Teatrit Kombëtar, do të vihet në skenë premiera e dramës Filomena Marturano.
Gjatë muajit kulturor Shqipëri Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, do të jetë organizojë një ekspozitë me hyrjet më të fundit të botimeve të Republikës së Kosovës.  
Përgjatë muajit shkurt, çdo të mërkurë Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, do të shfaqë për nxënësit e shkollave të mesme, katër filma artistikë kosovarë: Kur pranvera vonohet (1979), një film nga Ekrem Kryeziu; Proka (1979), një film nga Isa Qosja; Uka i bjeshkëve të namuna (1968), një film nga Miomir Stamenkoviç; Rojet e mjegullës (1988), një film nga Isa Qosja.
Në fillim të muajit mars në Teatrin Kombëtar në Tiranë do të shfaqet premiera e dramës Çifti Martin Jonesko, dhe Tartufi Molier të trupës së Teatrit të Prishtinës.
Në datat 10-14 mars 2009, trupa e Teatrit Kombëtar - Tiranë do të japë në Prishtinë dy shfaqje premierë për publikun kosovar.
Më datë 12 mars, në Tiranë, me rastin e premierës së baletit Gjenerali, në praninë e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë z. Ylli Pango, dhe Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës z. Valton Beqiri, për të ftuarit do të mbahet Takimi i kompozitorëve mbarë shqiptarë në opera.    
Promovimi i letrarëve të vegjël do të jetë një ndër veprimtaritë që do të organizohet në bibliotekën e Qendrës Kombëtare të Kulturës për fëmijë.
Botimi dhe promovimi i veprës studimore Udhëtime Kulturore, me autor Isa Alibali.  Kjo vepër është botimi i parë llojin e tij, që do ti bëhet i njohur studiuesve të kulturës dhe  publikut, në kuadër të Muajit të Kulturës Shqipëri - Kosovë.
Realizimi dhe shfaqje filmash dokumentarë me tema të etapave të ndryshme  nëpër të cilat ka jetuar populli i Kosovës.  Dokumentarët që do të shfaqen në ekranin e TVSH, janë përzgjedhur nga fondi i arkivit të Televizionit Publik Shqiptar.  
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të Muajit të Kulturës Shqipëri -Kosovë do të organizojë pjesëmarrje dhe bashkëpunim në veprimtarinë kulturore Java e Bibliotekës në Kosovë, që do të organizohet në Prishtinë në muajin prill.





Email This
Klikime: 7