Për të gjithë të pasionuarit e muzikës jazz, nga data 12 deri më 16 maj do të zhvillohet edicioni i radhës i Tirana Jazz Festival. Këtë vit ky edicion vjen nën organizimin e Rei Jazz Club, Integrimit Urban dhe Teatrit të Metropolit. Festivali vjen më të njëjtën filozofi më të cilën edhe ka nisur, të promovojë jazz-in individual, tradicional, kreativ, modern dhe bashkëkohor, por edhe t’i kushtojë vëmendje jazz-it standard. Rrymat që kryesisht luhen në Jazz Festival kanë një gamë shtrirjeje nga standardja deri tek funky dhe etno. Tirana Jazz Festival 2009 do të vij në skenën e Teatrit të Metropolit. Në skenën do të performojnë grupe nga më të mirënjohurit të rrymës jazz si dhe të ftuarit specialë që herë pas here do t’i bashkëngjiten grupeve performuese gjatë të pesta netëve të këtij festivali. Ngjarja kryesore e këtyre pesë ditëve është pjesëmarrja e Hal Singer, saksofonist i njohur, i cili ndonëse në moshën 90- vjeçare vazhdon të emocionojë me interpretimet e tij. I nderuar në Francë me titullin “Chevalier des Arts” (Kalorës i artit) ai njihet për interpretimet e tij të shumta në SHBA, Francë dhe Afrikë. Tirana Jazz Festival edhe këtë vit do t’i sjelli publikut emra të mirënjohur të kësaj rryme, kështu natën e parë do të marrin pjesë vokalistja Crystal White, pianisti Andre Rea, në kitar bas Caramelo Lelotta, bateristi Elio Coppola dhe Jerry Weldon. Në natën e dytë perveç Hal Singer do të performojnë Jerry Weldon, pianisti Massimo Farrao, në kitar bas Aldo Zunino, bateristi Byron Landham. Data 14 maj do të sjellë në skenë vokalisten Laura Luppi, vokalistin Gian De Martini, i cili është bërë i njohur për publikun shqiptar si fitues i njërit prej edicioneve të “Amici”, pianisti Massimo Farao, në kitar bas Caramel Lelotta dhe bateri Elio Coppola. Për të vazhduar më tej me pjesëmarrjen ekskluzive të kitaristit Sandro Gibellini, saksofonisti Jerry Weldon, piano Andra Rea e Massimo Farao, në kitar bas Aldo Zunnino e Caramel Lelota dhe bateristët Elio Coppola e Byron Landham. Festivali do të zhvillohet në orën 19.30 – 20.30 dhe më pas artistët do të performojnë në ambientet e Rey Jazz Club. Edhe këtë vit nuk do të mungojë tradita e masterklasave rreth jazz-it në përgjithësi dhe teknikave të veçanta të tij që do të zhvillohen gjatë gjithë javës nga ora 10:00-11:00 po në ambientet e Rey Jazz Club me studentët e Akademisë së Arteve dhe amatorë të shumtë.