godelliTiranë- Në ditën e tretë të startimit të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë, janë ndarë edhe çmimet e para.


Daniel Godelli ka fituar medaljen e artë në stilin e shtytjes në peshën 69 kilogramë. Gjithashtu ai mori medaljen e bronztë në shkëputje dhe një tjetër medalje të bronztë në dygarësh.


Edhe Romela Begajka marrë medalje bronxi për shtytje. Begaj dështoi në provat për 116 kg në stilin e shtytjes, ndërsa ngriti 112 kg.


Këto janë disa nga medaljet e para të marra nga sportistët tanë në këtë kampionat europian.


Peshëngritësi tjetër shqiptar, Briken Calja, nuk kaloi asnjë nga provat në shkëputje, ndërsa në shtytje ai u rendit i katërti.


Në ambjentet e Pallatit të Sporti Asllan Rusi, kampionati i cili çeli sipasrin më datë 8 do të mbahet deri më më 15 prill.