Një djalë ishte duke notuar në një plazh në jug të Florida kur u sulmua nga një peshkaqen. I riu i paidentifikuar u kafshua në të dyja këmbët ndërsa qëndronte në det të pasditen e së dielës.


Rojat e plazhit u munduan të largonin cdo njeri nga uji kur morën vesh për këtë rast pasi nuk dihej nëse peshkaqeni ishte afër.


Filloi të afrohej me njerëzit derisa të gjithë u larguan nga uji të tmerruar. Peshkaqeni ishte pranë një djali dhe e kafshoi në këmbë duke u munduar që ta tërhiqte, tha një dëshmitar për Dailymail.


Djali që u kafshua mori menjëherë ndihmën e shpejtë duke u dërguar në spitalin më të afërt. Sipas raportimeve nga policia, ai nuk ka dëmtime serioze për jetën dhe mendohet se peshkaqeni të jetë larguar pas atij momenti.



/oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter