Tiranë- Federata Shqiptare e Futbollit publikoi sot listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojrat Mesdhetare ‘Peskara 2009’. Trajneri i Kombëtares shqiptare në Lojrat Mesdhetare, Artan Bushati, ka përzgjedhur 18 futbollistë të rinj, prej të cilëve vetëm Klodian Semina dhe Ditmar Bicaj luajnë jashtë kampionatit shqiptar.



Lojrat Mesdhetare “Peskara 2009” zhvillohen në datat 25 qershor-6 korrik dhe Shqipëria bën pjesë në grupin D, së bashku me Spanjën dhe Tunizinë. Dy skuadrat e para në katër grupe kualifikohen në fazën pasardhëse.



Lista e ekipit kombëtar U-20 për Lojrat Mesdhetare “Peskara 2009”

1 Shpëtim Mocka 20.10.1989 Flamurtari

2 Ibrahim Bejte 05.09.1989 Lushnja

3 Bekim Balaj 11.01.1991 Vllaznia

4 Sokol Cikalleshi 27.07.1990 Besa

5 Ganiol Kaculi 22.09.1989 Elbasani

6 Orgest Gava 29.03.1990 Elbasani

7 Klodian Samina 19.01.1989 Belasitsa

8 Indrit Hithi 05.02.1990 Partizani

9 Elhan Galica 30.01.1989 Flamurtari

10 Erjon Vucaj 25.12.1990 Vllaznia

11 Renato Malotaj 24.06.1989 Partizani

12 Ditmar Bicaj 26.02.1989 Belasitsa

13 Sabien Lilaj 18.02.1989 Tirana

14 Vilfor Hysa 03.09.1989 Teuta

15 Alban Dashi 29.05.1989 Partizani

16 Orjan Xhemalaj 07.06.1989 Teuta

17 Ardit Shehaj 23.09.1990 Flamurtari

18 Arsen Sykaj 16.04.1990 Vllaznia