Petrit Vasili, në një status në Facebook, thotë se delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë gënjen lidhur me debatin e hapur mbi ndryshimin e nenit për ekstradimet në Kodin e Procedurës Penale.


Delegacioni i BE-së sqaroi se ka patur variante të ndryshme rreth Nenit 491 (f) të Kodit të Procedurës Penale, që janë diskutuar nga Grupi i Punës për Rishikimin e Kodit të Procedurës Penale pjesë e të cilit ka qenë edhe Euralius deri në miratimin e ndryshimeve të Kodit më 30 mars 2017. Thelbi i varianteve të ndryshme mbeti i pandryshuar gjatë gjithë diskutimeve, përfshirë dhe variantin përfundimtar të miratuar të Nenit 491 (f) të Kodit.


Ndërkohë, Vasili thotë se Delegacioni i BE-së dhe Euralius gënjën dhe për të është më mirë të heshtin.


Statusi i plotë


BE në Tiranë dhe Euralius vazhdojnë për fat të keq të shpërdorojnë autoritetin e Europës lidhur me drejtësinë.


Për të gjithë opinionin publik duhet të jetë e qartë se Euralius gënjen kur thotë ka pasur disa variante për nenin 491.


Ka pasur vetem nje variant te pergaditur nga grupi i eksperteve te nivelit te larte dhe te paraqitur ne Kuvendin e Shqiperise me firmen e nje deputeteje.


Komisioni i ligjeve ne shkelje flagrante e ka ndryshuar nenin 491 te ardhur ne kuvend dhe ky ndryshim nuk gjendet asgjekundi ne procesverbalin komisionit te ligjeve,qe dokumenton ndryshimet qe i behen projektligjit te propozuar dhe qe me pas i paraqiten seances plenare per votim.

Ky eshte manipulim sa nje mal.


Vetem BE ne Tirane dhe Euralius cuditerisht nuk e shohin dhe paskan marre detyren te bejne alibine e ketij skandali.


Per llogari te kujt e bejne? A e ndihmojne Shqiperine duke bere alibine e manipulimit dhe shkeljes se ligjit?


Kush ja mbyll syte per te pare pazarin e ligjeve me porosi?


BE ne Tirane dhe Euralius shenuan rekorde te erreta,negative dhe te dyshimta,kur bene avokatine dhe alibine procesit thellesisht te inkriminuar te zgjedhjes se prokurorit te pergjithshem me 69 vota.


Kur BE ne Tirane dhe Euralius e kane te pamundur te mbrojne parimet bejne mire te heshtin.Europa qe shqiptaret njohin nuk eshte kjo e ketyre.


16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)