Gjigandi i pishinave, Micael Phelps, i cili mban rekordin e 8 medaljeve te arta ne nje olimpiade, zbulon te ardhmen e tij.

Objektivi i notarit amerikan eshte terheqja pas olimpiades se Londres ne vitin 2012. “Pas kater vitesh do ta braktis notin dhe do t’i dedikohem jetes”, ka thene gjeniu i pishinave, i cili ka arkivuar plot 14 medalje ari ne olimpiada dhe 16 ne boterore.

Phelps eshte nje sportist qe ne jeten e tij ka arritur gjithcka. Qe ne moshen 15 vjecare ai mori pjese ne olimpiaden e Sidnejit, ndersa ne moshen 23 vjecare ai u mbulua ari. Nuk eshte lodhur se fituari, pasi objektivat e radhes jane boterori i Romes kete vit dhe olimpiada ne 2012-en, por me pas ai do te heqe dore perfundimisht nga sporti.

“Vitet e mi te ardhshem ne pishina do jene me te qete se 8 vitet e shkuar, pasi gjate kesaj periudhe i jam dedikuar vetem notit”, ka theksuar Phelps.