Edhe ndeshja e dytë gjysmëfinale në Konferencën Perëndimore në NBA i takoi Phoenix Suns, që mposhti San Antonion 110-102. Amare Stoudemire shënoi 13 nga 23 pikët e tij në pjesën e dytë dhe bëri 11 kërcime si basketbollisti më efikas i Suns.
Jason Richardson dhe Steve Nash shtuan nga 19 pikë, ndërsa Grant Hill realizoi 18 pikë për Suns, që kishin fituar edhe ndeshjen e parë me rezultat pothuajse identik 111-102.
Qendra Tim Duncan ishte basketbollisti më efikas për Spurs, me 29 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa Tony Parker shtoi 20 pikë dhe shtatë asistime.
Richard Jefferson e përfundoi ndeshjen me 18 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa edhe Manu Ginobili realizoi dyshifror të dyfishtë me 11 pikë dhe 11 asistime. Seria e play-off-it kalon në San Antonio për ndeshjen e 3-të.
Phoenix – San Antonio 110-102
Phoenix: Stoudemire 23
San Antonio: Duncan 29