Tiranë, 26 shkurt, NOA - Vazhdon stina
koncertore e orkestrës së RTSH-së, e cila sot në mbrëmje sjell një koncert për
piano dhe orkestër, me pjesëmarrjen e pianistit, Zamir Kaba.





Në koncert do të interpretohen pjesë nga kompozitorët Pjetër Gaci Symfonic Dance
Nr.1, Sergei Rachmaninoff Rhapsody on a theme of Paganini. Op.43, si dhe
Symphony Nr.3, op.44, A minor, po nga Sergei Rachmaninof, vepër e cila vjen
premierë në këtë koncert.



Koncerti do të dirigjohet nga Yuri Sobolov,
ndërsa drejtor artistik i koncertit është Oleg Arapi.



Orkestra e RTSH-së ka nisur sezonin e ri koncertor
me premiera të kompozitorëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Në vazhdim
premton interpretime të artistëve të
njohur shqiptarë, të cilat vijnë për herë të parë për publikun artdashës.



m.s/NOA