Franca pas 20 viteve arriti të ngrejë në qiellin e Moskës, të dytin trofe të Kupës së Botës pas fitores 4-2 ndaj Kroacisë. Por finalja përveç golave dhe spektaklit dhuroi shembullin më të qartë të harmonisë me Presidenten kroate që i përqafoi të gjithë lojtarët e dy ekipeve pavarësisht zhgënjimit nga humbja.


Një shembull tjetër i qytetarisë dhe mrekullisë së futbollit ishte shtrëngimi i duarve mes tenkikëve Zlatko Daliç dhe Didier Deschamps. Por edhe këtu është xhiruar nga kamerat një detaj i rallë, që nuk u pa me sy të lirë.


Daliç në momentin e takimit me Deschamps e surprizoi francezin me një dhuratë të paketuar me logot e Kroacisë. Të dy trajnerët u përqafuan dhe duket sikur Deshamps kërkoi falje që nuk kishte një dhuratë për të.


16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)