SHKRUAN: Jeton Selimi 06-04-2011 11:16

Mbrojtësi bën krahasimin mes dy lojtarëve, ndërsa argjentinasi mendon se sistemi i lojës që aplikohet te Barça, i vjen shumë për shtat



Zherard Pike, mbrojtësi i Barcelonës, krahasoi dy futbollistët që vlerësohen si më të mirët në botë për momentin, Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon. Spanjolli ka luajtur me Kristianon, kur ishte në radhët e Mançester Junajtid dhe me Mesin luan tani në radhët e Barcelonës. “Janë lojtarë shumë të mirë që arrijnë të shënojnë shumë gola, por Mesi ka diçka më shumë. Mesi është deçiziv ndërsa Kristiano është spektakolar”, deklaroi Pike për ‘L’Equipe’. “Ronaldo driblon mirë dhe luan mirë me kokë, ndërsa Mesi është më direkt. Të dy janë të vështirë për t’u mbrojtur, por unë mendoj se më e lehtë është të kesh përballë portugezin”, shtoi mbrojtësi spanjoll. Lojtari i Barcelonës kujtoi se Mesi iu duk “shumë i vogël dhe i dobët” kur e pa për herë të parë, “por në momentin që filloi stërvitja dhe mori topin, ne nuk ia hoqëm dot më nga këmbët”. Ndërkohë, vetë protagonisti, Lionel Mesi, që në këtë sezon të Champions ka arritur të shënojë plot 14 gola, nuk mund ta shohë veten e tij duke u larguar nga Barcelona dhe thotë se sistemi i lojës që bëjnë blaugranat nxjerrin më të mirën nga ai. “Filozofia e klubit më përshtatet mua në mënyrë të përkryer. Këtu, që nga juniorët ne mendojmë së pari se si të luajmë me top në sulm dhe, kur ftoheni të luani me ekipin e parë, nuk jeni të hutuar. Kjo është fuqia e Barçës, ne kemi mbirë të gjithë në të njëjtën tokë”, ka thënë Mesi. Mesi, po ashtu, ka folur për veten dhe rolin e tij si sulmues. “Unë zemërohem kur ne nuk fitojmë, sidomos kur gabimet e mia na kushtojnë fitoret. Sigurisht e mendoj veten si sulmues pasi dua të shënoj, por po ashtu më pëlqen të luaj lojën, të bëj pasime vendimtare”, ka shtuar futbollisti më i mirë në botë, që e mbyll prononcimin e tij duke folur për Shakhtarin. “Janë një skuadër ambicioze dhe duhet t’i marrim seriozisht, por Barça është Barça, dhe do të kërkojë kualifikimin”, përfundoi Mesi



Formacionet e mundshme




Çelsi:



Çeh


Bosingva Ivanoviç Terri Kol


Ramires Esien Lampard Maluda


Anelka Torres



4-4-2



Mançester Junajtid:



Van der Sar


Fabio Smolling Vidiç Evra


Valencia Kerrik Skols Nani


Runi Hernandez



4-4-2



A e dini se?


* Çelsi dhe Mançesteri e kanë fituar bashkarisht 6 herë kampionatin anglez në 6 vitet e fundit, nga 3 herë për çdo skuadër.


* Blutë janë mposhtur vetëm njëherë nga Junajtid që kur Ançeloti ka marrë skuadrën në vitin 2009.


* Çelsi ka një bilanc pozitiv në përballjet shtëpiake me Junajtid, nuk humbet prej 9 ndeshjesh radhazi.


* Mançesteri ka mbrojtjen më të mirë në këtë Champions, me vetëm 2 gola të pësuar


* Si Ferguson, ashtu edhe Ançeloti e kanë fituar dy herë Champions si trajnerë.


Djajtë e kuq kanë qenë 16 herë në çerekfinale, duke fituar 11 dhe humbur 5.




Barcelona:



Valdes


Alvesh Pikue Buskets Adriano


Injesta Maskerano Ksavi


Pedro Mesi Vija



4-3-3



Shakhtar:



Pjatov


Srna Çigrinskij Rakitskij Rat


Hubshman Mkhitarjan Kosta Xhedson Uillian


Luiz Adriano



4-5-1



A e dini se?


* Skuadra e Pep Guardiolës e ka goditur portën më shumë se çdo skuadër tjetër në këtë Champions.


* Barça ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale në tre sezonet e fundit.


* Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi, ka shënuar 25 gola në 30 ndeshje në Champions dhe 14 gola në 11 përballjet e fundit. Ai e ka goditur portën më shumë se çdo kush, 20 herë.


* Shakhtari është në fazën e çerekfinaleve të Champions për herë të parë në historinë e tij


* “Minatorët” e kanë mundur Barçën 3-2 në përballjen e fundit mes tyre


* Lojtari i Shakhtarit, Eduardo, ka shënuar katër gola nga vetëm 6 goditje në kuadrat në këtë sezon.