Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër, ka vendosur “arrest me burg” sot për 5 nga 8 të arrestuarit e skandalit në fabrikën e prodhimit të pijeve në Shkodër.


Mes të akuzuarve, 5 janë inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.


Mësohet se të parët që u futën në seancë ishin punonjësit e fabrikës, Fatjon Bushati, Sami Haxhija dhe Syrri Çaku, për këtë të fundit është caktuar masa e sigurisë e arrestit shtëpiak, për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore.


Po ashtu, punonjësit e AKU-së, Hilmi Erkoçaj, Abdyl Bajrakatarin dhe Elvis Rraboshten gjykata dha masën e arrestit me burg, ndërsa për Edmond Fortuzin dhe Adnan Gradecin, arrest shtëpie.


Shtetasit në fjalë u arrestuan 4 ditë më parë, dhe akuzohen për prodhim pijesh të kundraligjshme dhe të falsifikuara, ndërsa mbi punonjësit e AKU-së rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.


Policia ka shpallur në kërkim dhe është në ndjekje të pronarit të fabrikës, Xhavit Kasemi.


24 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)