Edhe pse ishte mysafire, kombëtarja e Spanjës ka mundur Luksemburgun me rezultatin (4-0), duke marrë pikët e plota në ndeshjen e zhvilluar në Stade Josy Barthel, e vlefshme për Grupin C. La Roja ishte bindëse që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa në pjesën e parë realizoi dy gola. 

Takimin e hapi David Silva me një goditje nga largësia (27’), ndërsa Paco Alcacer e dyfishoi epërsinë (42’), ndërkohë që anësori i Manchester Cityt kësaj radhe ishte asistues. Diego Costa shënoi golin e tretë pas goditjes së Busquets drejt portës (69’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Juan Bernat (88’).

Spanja është e dyta në grup, me gjashtë pikë pas tri xhirosh, kurse Grupin C e kryeson Sllovakia (me nëntë pikë), e cila këtët mbrëmje mposhti Bjellorusinë.

(o.d/BalkanWeb)