Privatizimi i Albpetrolit nuk është thjesht shitje e një kompanie shtetërore, por edhe një hap qe mbart efekte politike mes Shqipërisë dhe shtetit qe do te përfaqësoje firma fituese e tenderit. Ekspertet e energjisë janë te mendimit se për shkak se ky privatizim konsiderohet strategjik, qeveria duhet te tregohet e kujdesshme se kujt prej kompanive duhet ti japë përparësi, raporton Vizion Plus.


Ne gare janë firma nga Rusia dhe Kina, por jo vetëm, qe kërkojnë te shtrijnë pushtetin e tyre ekonomik edhe ne Shqipëri. Ndonëse interesi financiare duket se nuk është primar, pasi shitja ne një situate krize e një aseti publik nuk konsiderohet si kohe e përshtatshme, ekspertet thonë se kompanitë pjesëmarrëse fillimisht do te kërkojnë te imponojnë politika edhe me pas te bëjnë biznes. Pak dite me pare, analisti Januz Bugajski tërhoqi vëmendjen se Kina po tenton te hedhe shume para për te blere Albpetrolin, por ne thelb ajo nuk do ti shërbeje interesave ekonomike te Shqipërisë. Qeveria ka shtyre për ne muajin shtator shitjen e kompanisë se vetme te naftës Alpetrol.