Victoria Dragone

Piktura e Gjergj Kolës impresionon për forcën e madhe shprehëse. Artisti që krijon dinamikën e kanavacës, duke përdorur penela që vizatojnë, gdhendin, ngjyrosin, hijezojnë, shprehin, krijojnë lëvizje, fshijnë, ndërtojnë do të çel ekspozitën retrospektivë në datë 10 qershor në Muzeun e Turizmit në qytetin Limone sul Garda të Italisë. Gjergj Kola është një piktor që krijon portrete me intuitën e gjallë për karakteret, mimikën, psikologjinë. Protagonistët e tij, të nxitur nga kontrasti midis ngjyrave, janë zgjedhur, sipas frymëzimit të intensitetit të shikimit, shprehisë së fytyrës, të lëvizjes specifike dhe karakteristike. Me prekje gjeniale të penelit, duke pasur në fokus esencialen, artisti arrin që të përqendrohet tek ideja që dëshiron të transmetojë. Në sytë e errët e të thellë, shkëlqen shkëndija e jetës, në irisin e syve jeshilë ndizet shpresa, në sytë e ëmbël të fëmijëve lexohet kuriozitetit, Iliriana dhe Sebastian; në sytë e theksuar nga linja e errët e qepallave lexohet një kënaqësi apo një shqetësim i bërë mendim. Një grua e pikturuar në profil, ndërsa admiron një tufë lule dhe i gëzohet parfumit të tyre të thellë, Albana B, dhe një tjetër, në plan të parë duket se e trazon një kujtim, Valbona. Të gjitha kanë një melankoli të veçantë që shprehet nëpërmjet syve, që i drejtohet drejtpërdrejtë vëzhguesit, dhe një shprehi të thellë kur mbajnë vështrimin e ulur, sikur duan të kuptojnë rastësitë e çështjeve jetësore. Artisti krijon ndjenja me penel, çdo portret i tij ka një ngjyrë që mbizotëron, e cila lidhet me gjendjen shpirtërore që dominon te protagonisti.Një nga çmimet e shumta që ka fituar Gjergj Kola ka qenë pikërisht për portretin e Shën Terezës, që dallon për shprehinë e dhimbjes dhe të indinjatës: fytyra e drenazhuar nga rrudhat, qepalla të shtrënguara që ndrydhin vuajtjen, goja që shtrëngohet në një kafshim që duket sikur do të mbysë në një vaj mitik të gjitha të këqijat e botës, dora kockë e lëkurë, e mbështetur në nofull, që nënvizon thellësinë e mendimit. Artisti shpreh me precesion nuancat e trupit. Pozicioni i këmbëve në një Tango pansionante; mbledhja e trupit të një gruaje të shtrirë pranë fëmijës që rrezaton qetësi dhe ëmbëlsi, që ka fjetur pranë ndërsa Sebastian dhe Vjollca flenë; pozicioni i shtrirë në shpinë i vajzave që marrin diell: pianisti në një sjellje që e tregon tërësisht të përqendruar, ose drejtori i Orkestrës me siluetën e tij imponuese pranë pianistit, ndërsa një tjetër pianist, Mjeshtër Gashi, vendos gishtat mbi tastierë me një ndjeshmëri të veçantë.


Kola angazhohet dhe në artin e peizazhit. Natyra është e shëndetshme, e ngarkuar, me hije, bimësia e lëngshme me linf, plot ngjyra, e bollshme me një ndërthurje bimësh, lulesh dhe degësh. E zeza që dominon gjithmonë sistemin kompozicional në pikturat e artistit është e pranishme dhe në vizatimet e banesave; pavarësisht ngjyrës bindëse të mureve dhe ngjyrës së kuqërremtë  të çative, edhe shtëpitë si njerëzit transmetojnë një lloj nostalgjie si një kujtim i kohëve të ëndrrave. Arti i Gjergj Kolës zotëron një vlerë të përulur kromatike, ku e zeza e shpeshtë është një shkrim që është ai i linjave (Matisse); veprat e tij mbartin dinamizmin e një jete të jetuar me intensitet, të animuar në thellësi të mendimit dhe në melankolinë vetjake të shpirtit në kërkim të absolutes.






Gjergj Kola me bashkeshorten


Shenim nga Gjergj Kola: Poetesha  dhe kritike e artit me origjine romeno-italiane prof.Victoria Dragone ka lindur ne Bukuresht ku dhe ka studiuar dhe eshte diplomuar ne Universitetin e Filologjise. Qysh ne vitet e studimeve eshte aktivizuar me botime fillimisht me perkthime literature nga spanjishtja dhe frengjishtja e ne vazhdim ka botuar disa vellime poetike, studime kritike, libra arti per autore te ndryshem ne artet kontemporane. Ka botuar 25 libra arti e poezi ne Itali. Aktualisht jeton ne Tarcento ne Itali. Libri-katallog “L’Anima del dipinto” i dedikohet 40 artisteve kontemporan vepren e te cileve e ka studiuar, analizuar dhe komentuar me admirim duke e ilustruar gjithashtu edhe me fotografi veprash nga autoret. Shtepia ‘EDIZIONI STUDIUM’ eshte shtepia botuese e ketij libri qe del ne tregun italian me 27 korrik 2017. Profesoresha Victoria Dragone ka njohur fillimisht punen time nepermjet disa portreteve me performanca ne Rome dhe Paris qe i kam bere mikut te saj dhe qe tani eshte edhe miku im; piktori Piero Franco. Ne vazhdim eshte njohur, ka pelqyer dhe simpatizon punen time te cilen e mbeshtet me shume respekt dhe dashamirësi…