Këngëtarja Pink ka thënë se është një gjë e “fuqishme” të kënduarit për lidhjet seksuale. Këngëtarja amerikane është në një martesë të lumtur me Carey Hart por para se të martohej, Pink ka qenë tejet aventuriere në lidhjet e saj me meshkujt.
Këngëtarja është shprehur se e nevrikos fakti kur gratë kritikohen se kanë pasur partnerë të shumtë ndërkohë meshkujt shihen pozitivisht për një gjë të tillë. Kënga e re e Pink, “Truth About Love” ka theks të veçantë mbi lidhjet seksuale.
Këngëtarja ka thënë se këtë gjë e ka bërë me qëllim në mënyrë që të tregojë se nuk ka asgjë të keqe nëse një grua vendos ta tregojë fuqinë e saj seksuale pa u mbrojtur, thekson “Globionline”.