Juventusi është një skuadër  e fortë por, jo pathyeshme. Gjashtë fitoret radhazi që ka arritur Interi, kanë bërë që trajnerit Stefano Pioli ti rritet vetëbesimi për skuadrën që ai drejton.


Sidoqoftë është një lloj optimizmi që frenohet në momentin kur e pyesin në lidhje me objektivat që kanë zikaltërit, atë të një bilete për në Champions League, tekniku frenohet disi duke deklaruar se nëse


Ne jemi duke përjetuar një moment pozitiv, por nga këtu nuk dua të flas për Champions. Ne duhet të japim më të mirën në çdo ndeshje të mbetur dhe pastaj të shohim çfarë do të arrijmë. Unë mendoj se kemi lojtarë të talentuar dhe me cilësi absolute, që po shërbejnë me sakrificë, të cilët nuk i keni parë të luajnë kështu, si një ekip, së bashku. Dhe rezultatet janë duke na dhënë arsye më shumë se mund të përmirësohemi më shumë në këtë drejtim. Notat ua kemi lënë juve, gazetarëve, ndërsa ne e dimë se kemi filluar një process, që do të përfundojë në muajin maj. Na duhet të përballemi me ekipe shumë të rëndësishme, të fitojmë sa më shumë të jetë e mundur dhe pastaj, në fund të sezonit, bëjmë llogaritë. Asokohe vlejnë edhe notat e vlerësimet. Unë besoj se në futboll, si në çdo sport, faktori mental është me shumë rëndësi. Kur ke besim mund të kapërcesh kohët e vështira.


Më tej gjatë intervistës së tij, Pioli flet edhe për zërat që qarkullojnë në lidhje me afrimin e trajnerit të Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone në krye të stolit zikaltër.


Gjithashtu shuan çdo aludim të mundshëm për transferimin e Lionel Messit tek Interi.


Kurrë nuk më kanë shqetësuar zërat, në lidhje me Simeonen në krye të stolit të Interit. Sigurisht që kam nën drejtim një skuadër të madhe dhe janë të shumtë ata që do donin të ishin në vendin tim por, momentalisht jam unë timonieri i zikaltërve dhe është detyra ime të jap gjithçka për këtë klub.


Përsa i përket Messit, është një argument i pabazë. Drejtuesit e ekipit e kanë thënë që është një dëshirë e parealizueshme por, besoj se transferimet big nuk do të mungojnë tek Interi, theksoi Pioli.


Pioli konfirmon synimin e tij për tu përqëndruar gjithnjë e më shumë te të rinjtë italianë: Duam të afrojmë të rinjtë e fortë italianë, të cilët mund të bëhen bërthamë solide dhe të krijojnë një identitet.