“Fitorja juaj, e vlerësuar nga miqtë e Shqipërisë, kjo fitore nxitje për integrimin e Shqipërisë në BE”


TIRANE - Pippo Baudo uron për fitoren e zgjedhje Kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Pippo Baudo, prezantuesi i njohur italian, i telefonoi Kryeministrit Sali Berisha, mbrëmë pak përpara emisionit televiziv “live”, “Opinion”, posaçërisht për ti uruar fitoren e mandatit të dytë në zgjedhjet parlamentare. Në këtë telefonatë, Pippo Baudo mësohet të jetë shprehur se, “kjo ishte një fitore shumë e vlerësuar nga miqtë e Shqipërisë, mes të cilëve edhe mjaft artistë dhe gazetarë italianë, të cilët janë takuar me Kryeministrin dhe çmojnë punën e tij. Bota e artit dhe e kulturës italiane, i uron fitoren Kryeministrit Berisha. Kjo fitore do të jetë një nxitje për vazhdimin dhe integrimin e Shqipërisë”, u shpreh ai.

...