Nga Express më 31 mars 2011 në ora 18:30

Robert Pires ende nuk e di nëse do të pensionohet ose të luajë larg Evropës, pas skadimit të kontratës afatshkurtër të tij me Aston Villan gjatë verës. Ish mesfushori i Arsenalit nënshkroi kontratë gjashtëmujore me Aston Villan në dhjetor të vitit të kaluar dhe ka bërë vetëm disa paraqitje për skuadrën nga Villa Park.



“Ende luaj në Premierligë dhe njerëzit nuk më kanë harruar. Jam i gatshëm të pensionohem në maj nëse vij deri në atë pikë, por ndiej se mund të ndjek ndonjë propozim interesant nga SHBA ose Katari”, tha Pires për Soccernet.