TIRANE, 11.07.2010 - Nga zgjedhjet në Partinë Socialiste për Tiranën Ne foto Pjerin Ndreu, ish drejtor i Policise se Shtetit zgjidhet kryetar i PS-se per TiranenATSH. Foto: Florian AbazajDeputeti socialist, Pjerin Ndreu, në një postim në Facebook, kërkon ndjesë për incidentin në Kuvend me deputetin demokrat, Genti Strazimiri, por thotë se askush nuk e njollos emrin e tij dhe të familjes së tij.


Dua tu kërkoj ndjesë të gjithë atyre që më njohin e që më votuan, për incidentin e sotëm.


Por mirëkuptimi im nuk mund të shkojë deri atje sa të lejojë këdo qoftë që tenton të njollosë emrin tim dhe të familjes time…!


Me mund e sakrifica, me paragjykime dhe pengesa të pafund jemi rritur me babë e nënë të ndershëm e punëtorë, në një familje me vëllezër të edukuar dhe me një trung familjar, që të paktën deri në 5 breza nuk ka asnjë të inkriminuar as nga babai e as nga nëna..!


Unë jam krenar që iu përkas atyre që janë padiskutim ndër familjet më me dinjitet në këtë vend!


Jam i lumtur për karrierën time të suksesshme në polici, që askush nuk mundi ta njollosë pavarësisht nga përpjekjet e manovrat e pafund!


Ndjehem i privilegjuar që përfaqësoj komunitetin e Kamzës dhe Paskuqanit si deputet, dhe duke qenë njëri nga ata, kam arsye të ndjehem dikushi!


Asnjë liliput politik nuk mundet të thotë asnjë fjalë të vetme për mua dhe trungun tim familjar!


Ndjej neveri për këtë racë të shëmtuar njerëzish që jetojnë me erën e gojës së keqe të alkoolit dhe i nxjerrin në publik për të helmuar njerëzit me disinformacione të ulëta e pa pikën e moralit…!


Unë do ec gjithmonë para se kam arsye të shpërfill këdo që mundohet të më njollosë duke e lënë në llumin e turpit dhe të pazotësisë së tij! shkruan Ndreu.