TIRAN - Dy persona mbeten te plagosur ne nje aksident ne Tirane perpara Ministrise se Drejtesise mengjesin e djeshem pas perplasjes mes dy automjeteve ndersa policia arrestoi ne gjendje te dehur drejtuesin e nje prej veturave i dyshuar si shkaktar i aksidentit.




Elton Doda 21 vjec nga Bulqiza banues ne Tirane u arrestua nga policia rrugore pas rreth ores 0230 ne bulevardin Deshmoret e Kombit duke drejtuar automjetin tip Mercedes Benz S 400 Hybrd me targa N 638 X me drejtim levizje nga sheshi Skenderbej ne drejtim te Stacioni te Trenit ne kryqezim perballe Ministrise Drejtesise eshte perplasur me automjetin tip Volkswagen me targa TR 0611 M drejtuar nga shtetasi Eris Kume 29 vjec banues ne Tirane. Mjeti i mesiperm sipas policise levizte nga rruga Dervish Hatixheja ne bulevardi Zogu i I-re.




Pas veprimeve te policise ne vendin e ngjarjes ajo arrestoi Doden me akuzen e drejtimit te automjetit ne gjendje te dehur dhe shkeljes se rregullave te qarkullimit me pasoje plagosjen e dy personave.