Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Velipojë.


Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, pranë njësisë administrative, ku janë plagosur me armë zjarri shtetasit, Ervin dhe Durim Tahiri, vëllezër, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.


Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, nderkohe qe disa orë pas ngjarjes është arrestuar autori i dyshuar i plagosjes se dyfishte, Besnik Ndoji.


Autorit te dyshuar iu sekuestrua nje automatik model 56.


Policia ka ngritur postblloqe dhe pika kontrolli per kapjen e autorit te dyte te ngjarjes, identiteti i te cilit nuk behet me dije.


19 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)