Në plagosje me thikë ka ndodhur në qytetin e Burrelit, policia arreston autorin e dyshuar të krimit. Burimet bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi E.K., pasi në vendin e quajtur Kryqëzimi i Koliqit ka plagosur me thikë për motive të dobëta 28-vjeçarin M.I.


Sipas policisë, i dëmtuari është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në momentet e arrestimit, 27-vjeçarit E.K., i janë gjetur edhe armë që i mbante pa leje. Materialet në ngarkim të 27-vjeçarit nga Burreli i kanë kaluar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Matit për procedurat e mëtejshme.


14 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)