Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Peqin bënë ndalimin e shtetasit në kërkim K. C, 41 vjeç banues në Peqin.


Ndalimi i tij, u bë në Peqin pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar, pasi më datë 06.10.2017, në Lagjen Xhami Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur disa herë me thikë shtetasin E.Sh., 61 vjeç banues në Peqin, i cili ndodhet në spital në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


12 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)