Kamza ndal sërish Skënderbeun, këtë herë në Korçë dhe konfirmon se barazimi I fazës së parë nuk ishte një rastësi. Skuadra e drejtuar nga Ndreu arriti të marrë një barazim 1-1, ashtu si në fazën e parë, ndërsa këtë herë edhe Sebino Plaku shijoi hakmarrjen personale ndaj korçarëve.


Skënderbeu kaloi pari në avantazh, me anë të mbrojtësit kroat, Radas, në minutën e 66, ndërsa kapiteni Plaku barazoi për Kamzën, vetëm në minutën e 89. 5 minutat shtesë nuk mjaftuan për të shijuar një tjetër gol, ndërsa skuadra e Ndreut konfirmoi edhe një herë se mund të përballet me këdo në Superligë.


Vllaznia humb sërish në Durrës dhe zhytet në krizë, teksa mbetet në vendin e parafundit, me një pikë më tepër se Lushnja. Skuadra e Gjokës nuk arriti të shfrytëzojë freskinë fizike ndaj durrsakëve, të cilët luajtën edhe në mesjavë, ndërsa ashtu si në Loro Boriçi, edhe sot vendimtar ishte një gol i Arbër Çyrbja-s, në minutën e 15.


19 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)