Të gjitha qendrat shëndëtësore ku ofrohet shërbimi mbi planifikimin familjar, po ashtu edhe maternitetet tani e tutje do të punojnë duke u bazuar në Protokollin kombëtar të planifikimit familjar. Ky është i pari protokoll i cili u mundëson mjekëve njohuritë, instrumentet dhe mbështetjen e nevojëshme për të ofruar shërbim cilësor në palnifikimin familjar.
Gjatë prezantimit të këtij dokumenti, Ministri i Shëndetëisë Petrit Vasili u shpreh se me këtë protokoll shërbimi i ofruar nga qendrat e ndryshme të vendit do të jetë i njëjtë dhe i standartizuar. Aktualisht në vendin tonë vetëm 11% e popullsisë përdorin metodat kontraceptive moderne. Sipas Vasilit, kjo shifër është shumë më e ulët se në vendet e tjera, por e krahasuar me vitet e shkuara në vendin tonë ajo ka shënuar rritje të ndjeshme.