Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen 17 të qytetit të Durrësit.


Banorët kanë raportuar pranë sallës operative për breshëri automatiku. Policia lokale shkuar drejt zonës së  Spitallës dhe mendon se shkak për të shtënat është bërë një konflikt i çastit midis disa të rinjve, të cilët kanë qëlluar në ajër me armë.


Mësohet se nga ngjarja nuk ka persona të plagosur. Ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga policia.