15 lojtare firmosin peticionin per rrogat. Klubi ka nje jave afat per ti shlyer

Plas te Tirana. Lojtaret vazhdojne te ngrene zerin per rrogat e prapambetura. Madje duke pare qe gjate ketyre kater muajve situata nuk ka ndryshuar ata kane kercenuar drejtuesit e klubit se do te bojkotojne fillimisht stervitjen dhe me pas ndeshjet e kampionatit. 15 futbolliste bardheblu kane firmosur gjate dites se djeshme nje peticion i cili i eshte dorezuar shefit te klubit Rauf Dimraj. Iniciatoret e ketij veprimi jane mbrojtesit Andi Lila dhe Tefik Osmani qe prej kohesh kerkojne nga presidenti-donator Refik Halili permiresimin e situates.


Tashme mund te thuhet pa frike se polemikat e Tiranes per arbitrimin ne Kavaje ku humben me rezultatin 2-1 perballe Beses ishin thjesht nje alibi per te fshehur problemet e brendshme. Rezultatet e dobeta te skuadres ne fushen e lojes lidhen ne menyre te pashmangshme me vonesat ne shlyerjen e rrogave te futbollisteve. Kjo mjafton qe lojtaret e 24 here kampioneve te mos kene stimujt e nevojshem per te dhene me te miren ne fushe. Rezultatet e konfirmojne bardheblute renditen ne vendin e 8-te ne klasifikimin e Kategorise Superiore vetem me 9 pike te grumbulluara ne 8 jave te zhvilluara 2 fitore 3 barazime dhe 3 humbje me 9 gola te shenuar dhe po kaq te pesuar. Per sa kohe xhepi i tyre qendron i boshatisur futbollistet zbresin ne fushe por mendja e tyre qendron te rrogat. Pothuajse gjysma e skuadres nuk paguhet prej kater muajsh. Futbollisteve te huaj qe militojne gjate ketij sezoni me bardheblute u eshte shlyer nje pjese e parave te parashikuara ne kontrate ndersa prej tyre perjashtim ben vetem sulmuesi Pero Pejic i cili nuk ka marre asnje qindarke. Situata eshte bere e padurueshme dhe si ka ndodhur normalisht ata te cilet kerkojne me force qe gjendja te ndryshoje jane mbrojtesit Lila dhe Osmani. Dy elemente mjaft te rendesishem per skuadren lidere ne fushen e lojes por zeri i te cileve ka mjaft peshe ne dhomat e zhveshjes. Ata hodhen idene e nje peticioni qe u eshte dorezuar drejtuesve. Ne letren me kerkesen qe iu dorezua shefit te klubit Rauf Dimraj figuronin firmat e 15 futbollisteve. Bardheblute kerkojne qe KF Tirana te shlyeje detyrimet financiare ne te kundert ata do te ndermarrin hapin e pare te protestes ku parashikohet bojkotimi i seancave stervitore. Sportistet kane percaktuar edhe afatin kohor qe klubi do te kete ne dispozicion per te permbushur detyrimet financiare. Brenda nje jave ne nje menyre apo nje tjeter drejtuesit e 24 here kampioneve duhet te gjejne fonde te mjaftueshme per te mbushur arken dhe qe me pas te shperndaje rrogat e lojtareve.


Afati njejavor ben qe stafi teknik te mos trembet per sfiden e kesaj fundjave me Teuten. Te gjithe futbollistet kryesore pritet te zbresin ne fushe ne ndeshjen e se dieles qe do te luhet ne kryeqytet. Por nese deri ne mesjaven e ardhshme problemet financiare nuk do te zgjidhen pas bojkotit te stervitjes futbollistet kane bere te ditur se nuk do te luajne ne takimin e javes se 10-te te Superiores ku Tirana do te udhetoje drejt Peqinit per tu ndeshur me Shkumbinin.