Ligoraq Karamelo, edhe pse u zgjodh nga lista e PD si deputet i Kuvendit të Shqipërisë përfaqëson PBDNJ, kreu i së cilës është rreshtuar krah Bashës dhe Monika Kryemadhit për djegien e mandateve.



Në studion e Top Talk, Karamelo është pyetur se si janë tashmë marrëdhëniet me kreun e PBDNJ, duke marrë parasysh qëndrimet krejtësisht të kundërta.


Në 2017-ën ne dhamë një kontribut të shquar në fushatën e 2017-s. Si parti por edhe si organizatë OMONIA jemi të organizuar. Ata nuk u pajtuan me vendimin e djegies së mandateve. E kuptoj pozicionin e kryetarit. Duke qenë në listën e PD e imponon atë që të ketë një disiplinë më të rreptë. E përsëris se nëse edhe Dule do të ishte në pozicionin tim do të kishte bërë të njëjtën gjë, u shpreh Karamelo, i cili më tej la të kuptohet që kjo situatë është lënë pas krahëve dhe tashmë fokusi tyre i përbashkët janë zgjedhjet e ardhshme lokale.


Tendenca për të na u imponuar vendimi përmes një deklarate, por edhe tendenca për tiu kundërvënë një komuniteti të caktuar . Ka qenë një tendencë e rrezikshme dhe tenton që të acarojë shtresat dhe grupet sociale në qarkun e Korçës. Vendimi që mora shpreh qëndrimin e atyre që më kanë votuar, tha ndër të tjera Karamelo.


Pas 14 vitesh mungesë, Ligoraq Karamelo rikthehet në Kuvend duke u betuar si deputet paraditen e së mërkurës.


I pyetur se kë do të përfaqësojë ai në Kuvend, Karamelo theksoi se së bashku me deputetët e tjerë të ardhur nga listat e opozitës në Kuvend do të mbajnë qëndrim opozitar, pavarësisht faktit se nuk kanë zbatuar urdhrin politik të PD-LSI dhe partive të tjera opozitare.


Qëndrimi ynë i palëkundur nga qëndrimi opozitar. Nuk kemi asnjë kundërshtim me gjithë luftën që ka bërë opozita. Kryesisht për oponencën që i ka bërë qeverisë Rama. Ne jemi të bindur se do ta përfaqësojmë këtë linjë. Të gjithë kandidatët që morëm mandatin e deputetët ishim në një mendim. Do të vazhdojmë të mbështesim reformat. Do të jemi opozitarë në lidhje me aktet korruptive. Me aktet që janë në kundërshtim me interesat e shtresave në nevojë, në kundërshtim me interesat e madhore të vendit. Kjo lëvizje opozitare do të jetë një kontribut për vendin, por edhe për integrimin.