TIRANE- Nëse do të ishte ndryshe, plazhi i Patokut do të rënditej ndër plazhet me të frekuentuara, por përgjatë 20 viteve nuk ndodh kështu. Nga gjithcka ka patur , këtij plazhi i ka mbetur vetëm emri. Rëra mungon, hapësira bregdetare po ashtu, rregulli dhe pastërtia nuk është si më parë. Vetë banorët e zonës janë të ndërgjegjshëm se kanë shumë pranë një pasuri natyrore të cilën nuk munden dot ta shfrytëzojnë.

Ndër vite devijimi i lumenjve Ishëm e Mat ka shkaktuar zhdukjen e hapsirës me rërë. Ndonëse ndodhet vetëm 11 kilometra nga qyteti i Lacit dhe pothuaj aq larg edhe nga Kruja, plazhi i Patokut ka mbetur i harruar. Duket se as rruga e asfaltuar së fundmi e as lokalet moderne nuk i kthejnë dot pamjen dhe funksionin e dikurshëm, ndërsa banorët duhet të udhëtojnë ose drejt Durrësit ose drejt Lezhës për të shijuar detin.
(e.n/news24/BalkanWeb)