Plazhi i Rrjolit në Shkodër, vuan mungesën e infrastrukturës për pushuesit, edhe pse është një nga vendet më të bukura të Adriatikut. Në 8 kilometra plazh mungojnë tualetet e dushet publike, ndërsa nuk bëhet fjalë për roje bregdetare. Shërbimi shëndetësor ofrohet vetëm me autoambulancë në fundjavë, pasi Bashkia nuk siguroi godinë për ngritjen e një qendre të përkohshme të urgjencave.


Plazhi i Rjollit ne Velipoje, një ndër zonat me të bukura të brigjeve të Adriatikut, me një gjatësi prej rreth 8 kilometrash, nuk ka asnjë kontroll nga strukturat e pushtetit lokal.


Edhe pse mbetet i preferuar nga pushuesit vendas, por edhe të huajt, për vetë natyrën e virgjër, rërën jodizuese dhe klimen, plazhi vuan mungesën e rojeve bregdetare dhe shërbimit shendetësor.


Shërbimi shëndetësor ofrohet me një autoambulancë vetëm ditë të shtuna e të diela, ndërkohë që sigurimi i një godine për qendër shëndetësore gjatë periudhës se verës, nuk u bë e mundur nga Bashkia Shkodër.


Megjithëse rrëze malit dhe me një peisazh mjaft të bukur e klimë të veçantë, plazhi i Rrjollit nuk ka pasur promovim për të tërhequr pushuesit.


Harresa është shtrirë edhe në shërbime, pasi mungojnë tualetet e dushet publike, apo një kënd lojërash për fëmijët.


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter