Kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borisov shpalli  fitoren për kandidatin e partisë së tij, Rosen Plevneliev, në balotazhin për postin e presidentit. Plevneliev ka fituar 54 për qind të votave, gjë që cilësohet si një mbështetje e fortë për nismat e ekzekutivit bullgar para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Të dhënat e organizatave “Alpha Research” dhe “Gallup International” e vënë Plevnelievin para socialistit Ivalio Kalfin. Exit pollet treguan gjithashtu se GERB ka fituar postet kryesore në qytetet më të rëndësishme si  Varna, Stara Zagora dhe Ruse.





Megjithatë rezultatet nxjerrin në pah se socialistët janë duke e rimarrë
veten nga një humbje e madhe në vitin 2009; për t’u kthyer tashmë në
rivalin kryesor të GERB-it qeverisës.  Dy raundet zgjedhore u errësuan
prej raporteve për vota të blera dhe për manipulime. Madje policia
arrestoi të dielën disa të dyshuar, të cilët ishin vrojtuar teksa
shpërndani para për zgjedhësit.



Delina Bitraku