VARFRIA/ Agim Hoxha ka qelluar me automatik bashkeshorten e tij pasi eshte kthyer ne shtepi pas mesnate. Dyshohet se ishte ne gjendje te dehur teksa debati ka qene per problemet ekonomike qe po hasnin





DURRS - Vrasjet vijojne te trondisin vendin. Nje burre vret gruan e tij dhe me pas qellon veten ndersa kishin debatuar per ceshtjet ekonomike. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 200 te mengjesit te se enjtes kohe ne te cilen 53-vjecari Agim Hoxha sapo eshte kthyer ne shtepi ne gjendje te dehur.





Ai ka qelluar me arme bashkeshorten Bukurie duke e lene te vdekur e me pas e ka kthyer armen nga vetja. Fqinjet kane folur me konsiderata per viktimen dhe thane se jane ndodhur para nje fakti te rende te papritur pasi ata nuk njiheshin si njerez problematike.





Policia ka bere me dije se eshte arrestuar ne gjendje te plagosur autori dhe se pas mjekimit te marre ne spitalin rajonal te Durresit ndodhet tashme jashte rrezikut per jeten. Ne vendin e ngjarjes deklaron policia u sekuestrua ne cilesine e proves materiale arma e krimit automatik model 56 qe autori e mbante pa leje.



Vrasja





Sherri mes bashkeshorteve ka ndodhur ne dhomen e ndenjies ndersa tre femijet kane qene duke fjetur ne dhomen e gjumit. Agimi fillimisht ka qelluar me plumb ne koke gruan e cila ka vdekur menjehere.





Nje nga fqinjet duke u nisur nga marredheniet qe kishin pasur bashkeshortet tha se autori duke qene ne gjendje te dehur eshte perpjekur ta trembe te shoqen dhe pasi ka pare cka ndodhur ka dashur te vrase edhe veten. Femijet kane degjuar krismat e armes dhe kur kane kaluar ne dhome e krimit jane perballur me ngjarjen me tronditese te jetes se tyre.





Dy prinderit ndodheshin te shtrire e te gjakosur. Ne gjendje te tille ata kane njoftuar spitalin dhe sherbimet e policise qe kane ardhur menjehere dhe kane transportuar viktimat ne spital si dhe kane ndermarre veprimet e para hetimore.





Familja





ifti Hoxha ishte njeri nga Lezha dhe gruaja nga Shijaku. Ata kishin rreth 10 vjet qe banonin ne kete lagje te Durresit e cila ndodhet pas spitalit dhe kishin reputacion te mire si familje me femije te edukuar. Familja kishte 3 femije 2 djem 20 e-16 vjec si dhe nje vajze ne klasen e shtate.





Agimi punonte pune te ndryshme si punetor ndertimi qe bente pune sezonale pasi nuk kishte pune te perhershme ndersa gruaja ne nje furre buke. Sipas fqinjeve por qe konfirmohet edhe nga burime te policise shkaku kryesor i konfliktit mendohet te kete qene veshtiresia e sigurimit te te ardhurave per te siguruar qendrueshmerine ekonomike te familjes.





Policia nuk konfirmon se autori i vrasjes ishte nje person qe pinte vazhdimisht por me raste dhe dyshohet qe konflikti bashkeshortor te kete ndodhur pikerisht nga mungesa e te ardhurave. Megjithate krimi ka ndodhur pa deshmitare dhe vete autori nuk mban mend se si eshte zhvilluar skena e krimit. Sipas burimeve ne spital ai ka folur thuajse percart ka thene se ishte i pire dhe se nuk mbante mend. Kur ka pare skenen e rende ka ardhur ne vete dhe ka kerkuar qe te vetendeshkohet.





Policia





Ne deklaraten e saj zyrtare policia ka njoftuar se me date 06.01.2011 ora 0700 eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Agim Hoxha 53 vjec banues ne lagjen 8 te Durresit.





Sipas policise arrestimi i tij u krye per veprat penale te vrasjes me dashje dhe mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake pasi me date 06.01.2011 rreth ores 0200 ne lagjen 8 Durres e pikerisht ne banesen e tij pas nje konflikti te castit per motive te dobeta ka qelluar ne koke me arme zjarri automatik bashkeshorten e tij shtetasen Bukurije Hoxha 44 vjece duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.





Policia ka vijuar duke zbardhur dinamiken e vrasjes se pas kesaj shtetasi Agim Hoxha eshte veteqelluar ne trup me armen e zjarrit duke u plagosur rende. Ne vendin e ngjarjes u sekuestrua ne cilesine e proves materiale arma e krimit automatik model 56. Arma qe shkaterroi nje familje te tere.