Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore denoncon tjetërsimin e plazhit të Dhërmiut, si pasojë e gërmimeve me eskavator.


Me një shënim në facebook, ku poston një video, Forumi shkruan se nga plazh tradicional me guralecë, bregdeti i Dhërmiut po kthehet në plazh rëre, duke dëmtuar pa kthim ekomorfologjinë e territorit.


saven-850x450
foto ilustrim

Postimi i plotë:


Duke ju kerkuar ndjese, pasi Forumi yne nuk merret me ceshtjet e mjedisit, per shkak te rendesise se faktit, po postojme se si eshte duke u tjetersuar me eskavator plazhi i Dhermiut, i cili nga plazh trandicionalisht me guralece po kthenet ne plazh rere, duke demtuar pa kthim ekomorfologjine e territorit.