Një i moshuar ka ndërruar jetë në stadiumin e Korçës pasditen e kësaj të shtune. Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes Skënderbeu-Partizani.


Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes së shtetasit A.T, rreth 65 vjeç, ka qenë infarkti në zemër, ndërsa po ndiqte ndeshjen nga një prej tribunave të stadiumit. Viktima banonte në lagjen nr 2 në Korçë.


23 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)