Ura 300 vjeçare e Shën Prodhromit, e cila ndodhet në fshatin Voskopojë, i është nënshtruar së fundmi restaurimit. Specialistë dhe punëtorë te Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare nga bashkia e Korçës pasi kanë konstatuar disa problematika si dëmtimi i shtresës së sipërme, muratura e dëmtuar në pjesë të shumta të saj, apo dhe problemi i ujërave sipërfaqësore, kanë realizuar një ndërhyrje emergjente për të shmangur rrezikshmërinë dhe dëmtimin e mëtejshëm të urës, shkruan agjencia telegrafike shqiptare.

DRKK njofton se ekipi i mirëmbajtjes ka kryer edhe disa punime siç janë pastrimi të bimësisë, zëvendësimin e gurëve të munguar, sistemimin e shtresës së kalldrëmit, fugatim, mbushje të çarjeve vertikale dhe disiplinimin e ujërave sipërfaqësore.

Ura 300 vjeçare e Shën Prodhromit është monument i kategorisë se parë në fshatin Voskopojë dhe lidh fshatin me Manastirin e Shën Prodhromit. Ajo përbëhet nga dy harqe prej guri të skalitur mirë dhe është ndërtuar në te njëjtën periudhë me fshatin me 24 kisha. Pjesa e sipërme e saj është kalldrëm.

Ura-e-Shën-Prodhromit-Voskopojë-19