Në prangat e policisë ranë shtetasitZylyftar Hakuran Tare, 26 vjeç, banues në Tiranë, Ilir Ali Saraçi, 26 vjeç, banues në Tiranë si dhe Agron Tahir Sinani, 25 vjeç, banues në Kukës, i dënuar më parë.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi Kudusi Hoka, 25 vjeç. Këto shtetas dyshohet se bashkëpunim me njëri-tjetrin në kohë e periudha të ndryshme kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Trafikimit të femrave”.

Falë një hetimi intesiv të ushtruar në ngarkim të tyre, ka rezultuar se shtetasi Zylyftar Tare, strehonte në banesën e tij të ndodhur në Linz në Tiranë, tre shtetase, respektivisht të moshave 15, 18 dhe 19 vjeç.

Ndërsa transportimin e tyre nga Shqipëria drejt Kosovës e ushtronin në bashkëpunim me njëri tjetrin, shtetasit Ilir Saraci, Agron Sinani dhe Kudusi Hoka, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion të tyre, në Kosovë. Nga informacionet operative të poseduara, ka rezultuar se këto shtetas, po përgatisnin terrenin duke siguruar transportimin e tre shtetasve me destinacion Kosovën.