Tottenham është në krizë dhe këtë e konfirmon vetë trajneri i ekipit, Mauricio Pocchettino. Argjentinasi ka pranuar se ai mund të pushohet nga puna javën që vjen. Disa lojtarë kanë pranuar se janë të traumatizuar, pas fillimit të këtij sezoni, më e keqi në 4 vitet e Pocchettinos si tranjer. Trajneri i Tottenhamit tha se synimi i tij i vetëm është të rikthejë skuadrën në rrugën e duhur. Ai kurrë nuk do të sulmonte drejtuesit e klubit për merkaton e vakët.


Nuk do të kritikoj klubin për asgjë. Të gjitha vendimet janë tonat. Unë do të qëndroj me ekipin deri në fund. Ndoshta mund të jem këtu pas 5 vitesh, ndoshta mund të iki pas një jave, por gjithmonë do të flasim mirë për skuadrën e për të arritur atë që duam. Jam shumë i qetë, do të jap më të mirën time deri në fund.


Pika më e dobët e Tottenhamit këtë sezon është pa dyshim mbrojtja, pasi janë pësuar 8 gola në 6 ndeshje gjithsej. Pocchettino foli gjithashtu për disa nga lojtarët e tij, si Delle Alli apo kapiteni Hugo Lloris.


Mënyra si i pësojmë golat është e dhimbshme, por në futboll ndodh gjithçka e duhet të qëndrojmë të fortë. Alli është rikthyer në stërvitje, por nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm. Lloris ishte i stresuar që në ndeshjen me Manchester United për shkak të gjyqit, më pas i ndodhi edhe dëmtimi. Mendoj se ai do të qetësohet me kalimin e kohës.


Ndeshja e ardhshme për Tottenhamin në Premier League do të jetë në fushën e Brightonit. Gjërat mund të shkojnë akoma më keq, nëse londinezët nuk arrijnë të marrin fitore.


21 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)