Lulzim Basha me te rinjteKryetari demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar një takim  me banorët e Pogradecit. Sipas kreut të PD, ndonëse një nga qytetet më të bukura turistike, Pogradeci ashtu si i gjithë vendi vuan pasojat e keqqeverisjes e së fundmi edhe të diskriminimit.


PD deklaron se papunësia e madhe, rënia e fuqisë blerëse, varfëria, mashtrimi që mazhoranca u bëri për tiu marrë votat tre vite më parë dhe shkatërrimi i pronave me leje, pa dhënë asnjë dëmshpërblim ishin disa nga shqetësimet që banorët e Pogradecit i shprehën Bashës.


“Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet ti merrje ti. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet të shkojnë për ilaçet nëpër spitale, pajisjet nëpër spitale. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë e pensioneve e të ndihmës ekonomike. Ka një shtet brenda shtetit dhe ky është Koço Kokëdhima, është Klement Balilaj, është Emiliano Shullazi, është Saimir Tahiri, është Edi Rama, është Arben Ahmetaj. Ka një shtet brenda shtetit, po nuk shkatërruam këtë shtet brenda shtetit kjo mynxyrë do të vazhdoj.  Po si mund të rritet ekonomia kur gjithë paratë që mblidhen nga taksat shkojnë për luks qeveritar?! 90 milionë euro i kanë bërë orendi për zyra, për zyrat e Shukriut e të shukrive. Paratë do të kthehen në investime dhe jo investime luksi, investime që do të hapin vende pune”, tha Basha.


Ndërsa biznesi i vogël është ankuar se heqja e taksës është zëvendësuar me gjoba sa 3-fishi i taksave që paguanin.


“Nxori njerëzit papunë, riktheu bandat jo vetëm në Shqipëri por edhe në qeveri. Morën 180 milionë euro oligarkët dhe bandat. 2.2 miliardë në dy vjet janë zhdukur nga financat e shtetit. Këto janë paratë që iu mungojnë kasapëve”, deklaroi kryetari demokrat.


Kryetari i Partisë Demokratike premtoi dhe ndërtimin e unazës se qytetit.


Projekti është gati dhe kostoja përllogaritet 9 milion euro e barabartë me paratë që merr me koncesionin korruptiv Vilma Nushi në 9 muaj, tha Basha.


21 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)