Nje i mitur nuk ka duruar dot te sharen dhe dyshohet se ka plagosur ne shpatull me kacavide, nje bashkefshatarin e tij 37-vjecar. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Starove te Pogradecit rreth ores 19:00 te se henes, kur 15-vjecari O. Mancellari ka goditur me kacavide ne shpatull Genci G. Burime te policise bejne te ditur se 37-vjecari e kishte share Mancellarin, dhe ky ka qene shkaku i perleshjes. Pas goditjes, 15-vjecari eshte larguar, por ne oret e mbremjes policia ka shkuar ne banesen e familjes se tij dhe e kane shoqeruar te miturin ne ambientet e komisariatit, per vepren penale te "plagosjes me dashje".