Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Pogradec. Burime nga policia bëjnë me dije se 49-vjeçari ka vrarë bashkëshorten e tij me mjete të forta.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Blacë, ku viktimë ka mbetur shtetasja me iniciale D.M rreth 49 vjeçe, ndërsa autori i dyshuar për vrasjen është i shoqi B.M.


Mësohet se sherri makabër ka ndodhur në banesë e çiftit. Fillimisht kryefamiljari dhe viktima kanë konfliktuar me fjalë mes tyre. Më pas situata ka degjeneruar në përleshje fizike dhe vrasësi ka përdoru sqepar dhe thikë për ti marrë jetën gruas së tij.


Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të zbuluar rrethanat e ngjarjes. Autori i dyshuar i ngjarjes po shoqërohet në Komisariatin e Policisë. Ndërkohë grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


24 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)