POGRADEC-Bileta fituese është blerë nga zonja Serbesa Xhaferraj. Flet fituesja: “I them të gjithë njerëzve të bëhen pjesë e çmimeve dhe surprizave që Lotaria ofron për shqiptarët pasi si unë mund të fitojnë të gjithë”

Znj. Serbesa Xhaferaj nga Pogradeci është bërë në vetëm pak sekonda, fituese e 10 milionë lekëve të vjetra falë biletës gërvishëse “Super Cash”, produkt i Lotarisë Kombëtare. Ajo ka blerë biletën në një nga pikat e qytetit të saj dhe fati i ka buzëqeshur duke i dhuruar 10 milionë lekë të vjetra. Gazeta arriti të kontaktojë me fituesin, e cila tregon se blen rregullisht bileta të Lotarisë Kombëtare, e veçanërisht biletat gërvishtëse. Madje ajo shton se ka fituar shpesh herë, por këtë herë ka mundur të fitojë një nga çmimet e mëdha. Znj. Serbesa thotë: “I bëj thirrje të veçantë të gjithë lojëtarëve të Lotarisë Kombëtare të mos heqin kurrë dorë; i them të gjithë njerëzve të bëhen pjesë e çmimeve dhe surprizave që Lotaria ofron për shqiptarët pasi si unë mund të fitojnë të gjithë”,- thotë ajo në këtë intervistë.

Zonja Serbesa ju jeni fituese e 10 milionë lekëve të vjetra falë biletave gërvishëse të Lotarisë Kombëtare, si e pritët momentin kur zbuluar se kishit fituar këtë shumë ?
Më lumturoi pa masë! Mos më pyet se si e kam pritur. Akoma nuk më besohet që e kam fituar këtë çmim, ende nuk e kam marrë veten (qesh). Siç isha në shtëpi, sa fitova u nisa direkt për Tiranë. Jam kaq shumë e emocionuar, s’di çfarë urimi t’i bëj Lotarisë Kombëtare. Nuk e prisja që të fitoja kaq shumë. Bleva biletat dhe shkova të pija kafe. Kur gërvishta biletën pashë njëherë numrin dhe nuk e kuptova thashë me vete : “Epo shyqyr paskam fituar 100 mijë!”. Kur e merr shoqja ime thotë: “Jo, ke një milionë”. Pastaj vajtëm tek pika e shitjes, kur ai i pikës së shitjes më thotë ke 10 milionë lekë. Aty pastaj s’di çtë them. I thashë shoqes sime më sill raki se do më bjerë të fikët (qesh). Aq shumë jam lumturuar sa s’ka më. I them Lotarisë Kombëtare shumë faleminderit me gjithë zemër.

Kishit provuar dhe herë të tjerë të merrnit pjesë në lojërat që ofron Lotaria Kombëtare?
Kam muaj me radhë që blej bileta, jo vetëm bileta gërvishtëse, por edhe Loto “6 nga 39”.

Kjo është hera e parë që fitoni apo keni fituar edhe herë të tjera?
Unë kam fituar dhe më parë nga këto çmimet e vogla, një herë fitova 10 mijë lekë, tre herë nga 50 mijë lekë.

Dhe ja ku fituat me biletat gërvishëse një shumë parash që do t’i vijë edhe më shumë në ndihmë familjes suaj...
Ju nuk e dini sa shumë më ndihmojnë. Unë kam shumë vështirësi ekonomike. Tani më ra ky fat nga Lotaria Kombëtare, më erdhi një ndihmë kaq e madhe sa nuk di si t’ua tregoj. I jam mirënjohëse shumë Lotarisë.

Do vazhdoni prapë të luani me Lotarinë Kombëtare dhe cili është mesazhi që u drejtoni sot qytetarëve shqiptarë?
Nuk diskutohet. Unë edhe pasi fitova këtë çmim, bleva prapë bileta dhe fitova një shumë të vogël (qesh). Do vazhdoj të blej dhe u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të mos heqin dorë, të mos i ndahen Lotarisë Kombëtare!

(a.n/BalkanWeb)