Pogradeci rikonfirmoi veten në “top” të Kategorisë së Parë (31 pikë), pas fitores së çmuar 1-0 në transfertën e vështirë të Mamurrasit debutues, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të, me skuadrën e Ylli Çekiçit, tashmë të shkëputur katër pikë nga ndjekësja më e afërt, Apolonia e Fierit.
Një ndeshje e interpretuar “me këmbë në tokë”, nga ana e liqenorëve në fitoren e tyre të dhjetë sezonale, të katërtën rresht, e që përkoi me humbjen e parë të Mamurrasit në shtëpi.
Apolonia e Ernest Gjokës fitoi ngushtësisht 2-1 në “Loni Papuçiu” me debutuesit e Vlorës.
Lushnja (19 pikë) zhgënjeu sërish, duke pësuar humbjen e tretë rresht pas atyre me Apoloninë dhe Tomorin, kësaj radhe në fushën e Burrelit me rezultatin 1-0. Humbja e gjashtë për lushnjarët në këtë sezon.
Edhe Kamza hodhi një hap të gabuar, duke barazuar 1-1 me Gramshin e vendit të fundit. Tomori fitoi pastër 2-0 me Luftëtarin, - e katërta rresht e beratasve - duke qenë në “Top-4”. Gramozi regjistroi fitoren me të thellë të kësaj jave duke triumfuar 3-0 ndaj Bilisht Sportit.
Partizani sërish nuk doli nga kriza e rezultateve, duke barazuar 2-2 me Adën në ndeshjen e zhvilluar në Kamzë. Vetëm 12 pikë për Partizanin në 13 ndeshje, dhe vendi i 14-të nga 16 ekipe për të kuqtë.
Takimi Tërbuni-Besëlidhja u shty për shkak të borës.
Pas javës së 13-të kryeson Pogradeci, në kuotën e 31 pikëve, i ndjekur nga Apolonia (27), Kamza (26) dhe Tomori (26). Në dy vendet e fundit renditen Ada (7) dhe Gramshi (7).
KATEGORIA E PARË
JAVA XIII
15 dhjetor 2010
Apolonia-Vlora 2-1
Gramozi-Bilishti S. 3-0
Tomori-Luftëtari 2-0
Burreli-Lushnja 1-0
Mamurrasi-Pogradeci 0-1
Partizani-Ada 2-2
Gramshi-Kamza 1-1
Tërbuni-Besëlidhja (e shtyrë)
RENDITJA
1. Pogradeci 31
2. Apolonia 27
3. Tomori 26
4. Kamza 26
5. Mamurrasi 22
6. Lushnja 19
7. Gramozi* 19
8. Besëlidhja* 17
9. Burreli 16
10. Tërbuni* 15
11. Bilishti 14
12. Vlora 13
13. Luftëtari 13
14. Partizani 12
15. Ada* 7
16. Gramshi 7
* Një ndeshje më pak
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 15 Dhjetor 2010