Klubi i Kukësit duket do të vuajë shumë pasojat e tifozëve të vet. Pas dënimit të fushës me 4 javë pas ngjarjeve të ndodhura në ndeshjen me Vllazninë, ekipi verilindor është detyruar të gjejë fushë. Nëse një javë më parë e gjeti në Shkodër, dje kanë vijuar gjithë ditën takimet dhe telefonatat për të gjetur një stadium. Dhe në fund është gjetur stadiumi i Kamzës. Në momentin që skuadra do të akomodohej diku afër rrethina të Kamzës, në pritje për takimin për ndeshjen e sotme me Partizanin, e vlefshme për javën e gjashtë të Superligës, pas kontaktit me Policinë e Kamzës, uniformat blu nuk e kanë marrë përsipër mbarëvajtjen e këtij takimi. 
Vetë ekipi i Kamzës i ka zhvilluar dy ndeshjet e fundit me polici private, pas refuzimit të Policisë së Shtetit. Më pas klubi kuksian ka gjetur stadiumin e Krujës për të luajtur ndeshjen me Partizanin, ndeshje që do të luhet të mërkurën në orën 14:00.
(E.Ilnica/balkanweb)

SUPERIORJA, JAVA 6 

Të mërkurën, 14:00
Kukësi-Partizani (Krujë)
Flamurtari-Bylis (Fier)
Laçi-Besa
Tirana-Kastrioti
Lushnja-Teuta 

Të enjten, 14:00
Vllaznia-Skënderbeu