Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nëpërmjet një postimi në Tëitter thekson se ndryshimet e miratuara në Kuvend hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të Policisë së Shtetit.


Ndryshimet e miratuara mbrëmë nga Kuvendi në Ligjin Për Policinë e Shtetit, hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj.


Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë.


Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë. #EkspertëTëRinjNëPolici, shkruan Lleshaj në Twitter.


21 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)