Ky fundviti po shton humorin. Pasi ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi, iu vodh makina të mërkurën, policia ka arritur të gjurmojë lëvizjet me anë të celularit, të cilin Aldo e kishte harruar në makinën e tij Audi A6. Por sinjali ka shkuar deri në Gjirin e Lalzit dhe aty ka humbur. Hajduti duket se e ka marrë makinën luksoze dhe është nisur për në vendin ku gojët e liga thonë se qëndrojnë hajdutët më të mëdhenj në vend…