Policia ka arrestuar ne Gramsh nje futbollist 29-vjecar. Ne pranga eshte vene shtetasi V. P., 29 vjeç, lojtar i skuadrës së futbollit Ada, banues në Velipojë, Shkodër. 


Policia e Elbasanit
Policia e Elbasanit

Policia e Elbasanit ben me dije se ai “në stadiumin e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi-Ada, ka goditur dhe fyer arbitrin e ndeshjes, shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk ishte dakord me ekzekutimin e një penalltie”.


dhuna


NJOFTIMI 


Goditi për shak të detyrës arbitrin e ndeshjes, arrestohet në flagrancë futbollisti.


Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., 29 vjeç, lojtar i skuadrës së futbollit Ada, banues në Velipojë, Shkodër, pasi në stadiumin e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi-Ada, ka goditur dhe fyer arbitrin e ndeshjes, shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk ishte dakort me ekzekutimin e një penalltie.


Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.