Një djalë ka vendosur që ti propozonte të dashurës së tij në momentin që po arrestohej nga policia.


Brandon Thompson nga Oklahoma i kërkoi policisë që të ndahej në një mënyrë tjetër nga e dashura e tij.


Unë nuk dua të ndahem nga ajo pa i treguar se cfarë ndjej unë realisht. Unë dua që ajo të bëhet gruaja ime për të gjithë jetën, tha ai.


Në atë moment, 35-vjecari u ul në gjunjë ndërkohë që kishte duart e prangosura duke i propozuar Leandria Keith, e cila e pranoi.


Ai u arrestua sepse nuk kishte marrë pjesë në seancat e tij në gjykatë për veprat e mëparshme dhe nuk kishte paguar lirimin me kusht.



/oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter